Mënyra se si mund të kuroni pasojat afatgjata të Covid-19 vetëm me këtë vitaminë

Si mund t’i kuroni pasojat afatgjata të Covid-19, vitamina me rezultatet e shpejta.

Lajme

30/09/2021 13:47

Covid-19 u ka lënë shumë personave që e kanë kaluar infeksionin, pasoja afatgjata si çrregullimet e shijes dhe nuhatjes, shkruan ClassLife.

Një grup studiuesish britanikë dhe gjermanë besojnë se vitamina A mund ta trajtojë këtë çrregullim dhe t’u rikthejë atyre gradualisht shijen dhe nuhatjen, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore kanë nisur një testim 12-javor për të përcaktuar përfitimet e përdorimit të vitaminës A në trajtimin e kësaj kategorie pacientësh.

Gjatë testimeve, pacientëve vullnetarë u kërkohet të nuhasin aroma të forta, që edhe me ndihmën e skanimit të trurit, do të verifikojnë nëse vitamina A riparon dëmtimet e nervave të nuhatjes dhe shijes.

Provat e mëhershme të kryera në Gjermani arritën konkluzione shpresëdhënëse. Shumë persona që e kanë kaluar COVID-in thonë se vezën e nuhatin si gomë të djegur, agrumet si benzinë apo naftë, dhe ujin e pijshëm si moçal.

Të tilla simptoma u atribuohen sëmundjeve virale, por rikuperohen brenda disa javësh dhe jo muajsh, siç po ndodh me Covid-in. /Lajmi.net/