Juventus në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sampdorias

Juventus është duke fituar me rezultat 2-1 ndaj Sampdorias, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e gjashtë të Serie A.

Sport

26/09/2021 13:25

Sfidën e zhbllokoi Paulo Dybala i cili realizoi një gol të bukur me të majtën në minutën e 10-të, nga një asistim i Locatellit. 

‘Biankonerët’ e dyfishuan epërsinë me anë të mbrojtësit Bonucci i cili realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 43-të. 

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan epërsinë në fund të pjesës së parë, vetëm një minutë pas golit të Bonuccit, me anë të japonezit Maja Yoshida (44′). 

Argjentinasi Dybala, doli nga loja në minutën e 22-të shkaku i një lëndimi. /Lajmi.net