Mbyllet baras pjesa e parë mes Spezias dhe Juventusit

Dy ekipet janë duke u përballur mes vete në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Sport

22/09/2021 19:17

Pas 45 minutave të para rezultati i ndeshjes është i barabartë 1-1, shkruan lajmi.net.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe kishin disa tentime në portë.

Golin e parë e gjetën ‘Bianconerët’ që kaluan ne epërsi në min e 28’ pasi shënoi Moise Kean me një goditje të fuqishme.

Megjithatë gëzimi i skuadrës së Max Allegrit zgjati shumë pak, pasi Spezia arriti të barazojë në min e 33’ me golin e Emannuel Gyasi.

Ky rezultat nuk i konvenon aspak “Zonjës së Vjetër” që do të bëjë gjithçka në pjesën e dytë për të arritur fitoren e parë këtë sezon në Serie A. /Lajmi.net/