Vdes një person në Prevallë, ishte duke ecur kur u alivanos
Një person ka vdekur dje në Prevallë, ku përderisa ishte duke ecur me dëshmitaren femër kosovare, personit në fjalë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore e më pas ishte alivanosur.
Lajme
Në momentin kur Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes, viktima nuk ka dhënë shenja jete.
“Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. /Lajmi.net/