Gjiganti i Ligës së Kampionëve gati të ofrojë 50 milionë euro për yllin e Arsenalit
Juventus thuhet se është i interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Bukayo Saka.
Sport
Klubi italian thuhet se është gati të ofrojë rreth 50 milionë euro për anglezin, derisa e duan edhe bashkëlojtarin tjetër, Alexandre Lacazette, transmeton lajmi.net.
Saka është ndër talentët numër një në botë për momentin derisa është duke shkëlqyer te Arsenal.
Juventus është i interesuar për Saka dhe do t’i ofrojë mundësinë të garojë për trofetë e mëdhenj.
Fabrizio Romano në Here We Go, pranoi se situata e Sakas është duke u vëzhguar nga disa klube të interesuara.
Romano nuk përmendi ndonjë emër specifik, por Todo Fichajes, raporton se Juventusi e do 20-vjeçarin, pra Arsenal është i shqetësuar për të ardhmen e talentit.
Arsenal në dy ndeshjet e fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota në Premierligë./Lajmi.net/