“Do të jetë e vështirë që ta mbajmë Haalandin në Bundesliga”
Ylli i cili po shkëlqen me Dortmundin, Erling Haaland po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur aktualisht në botën e futbollit.
Sport
Norvegjezi 21-vjeçar ka një kontratë me klubin gjerman deri më 2024, megjithatë ish-presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge pranon se do të jetë shumë e vështirë për Bundesligën që të mbajë norvegjezin në futbollin gjerman vitin e ardhshëm.
Rummenigge ka theksuar se “peshat e rënda” të Bundesligës nuk do të jenë në gjendje të përballojnë Erling Haaland, me një “ankand” që do të shfaqet për një nga talentët më të kërkuar në planet.
Sulmuesi 21-vjeçar aktualisht është me Borussia Dortmund, ku ka një rekord të pabesueshëm me 65 gola të shënuara në po aq paraqitje.
Këto numra kanë bërë që Haaland të futet në radarët e shumë klubeve të Evropës, me Real Madridin dhe Manchester Unitedin që thuhet se janë të prirur.
Ikona e Bayernit tha për AS: “Unë e njoh Aki (Hans-Joachim Watzke) dhe e di se ai është një njeri i fjalës së tij. Ai tha se ata nuk do ta shisnin dhe nuk e bënë.
“Do të jetë shumë e vështirë, megjithatë, ta mbash atë në Bundesliga përtej vitit 2022, në të cilën pikë e kuptoj që një klauzolë përfundimi hyn në fuqi. Ai nuk ndalon së shënuari dhe klubet tashmë po rreshtohen për ta bindur atë dhe agjentin e tij.
“Ne do të shohim një ankand të vërtetë në të cilin, duke marrë parasysh që shuma për transferimin është përcaktuar tashmë në kontratë, ai do të merret nga klubi që ofron pagën më të lartë. Unë nuk mendoj se është e mundur për asnjë klub të Bundesligës, qoftë edhe Bayern”, ka theksuar gjermani. /Lajmi.net