Donnarumma mund të largohet nga PSG në drejtim të Juventusit

Gianluigi Donnarumma ende nuk ka debutuar me fanellën e PSG-së.

Sport

11/09/2021 11:40

Donnarumma gjatë verës u transferua te PSG si futbollistë i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Milanin, transmeton lajmi.net.

Megjithatë pas katër ndeshjeve të para në Ligue I, portieri ende nuk ka debutuar me gjigantin francez, kjo ka bërë që spekulimet të shtohen për një largim të mundshëm të tij.

Sipas ‘Calcio Mercato’, portieri mund të transferohet te Juventusi në merkaton e dimrit.

“Zonja e Vjetër” edhe më parë kishte shfaqur interesim për të, megjithatë Donnarumma zgjodhi kalimin në Francë.

Mauricio Pochettino duhet t’i jap vendin startues në formacion italianit, në të kundërtën gjasat janë të mëdha që ai të largohet. /Lajmi.net/