Moise Kean pritet të debutojë ndaj Napolit

Juventusin e pret një përballje e vështirë përballë Napolit.

Sport

10/09/2021 09:04

Juventusi është mysafirë i Napolit nesër me fillim nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

“Zonja e Vjetër”, nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Serie A dhe ka vetëm një pikë të grumbulluar pas dy xhirove të para.

‘Bianconerët’, synojnë këndelljen ndaj Napolit e për këtë pritet t’iu ndihmojë edhe përforcimi i fundit Moise Kean.

Kean arriti në Itali në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës nga Evertoni në formë huazimi me obligim blerje.

Sulmuesi ishte edhe më parë pjesë e gjigantit italian dhe ndaj Napolit pritet të debutojë serish me fanellën ‘bardh e zi’.

Trajneri Massimiliano Allegri pret shumë nga Kean që të bëjë rolin e liderit në repartin e sulmit pas largimit të Cristiano Ronaldos. /Lajmi.net/