Ka një sekret që duhet të dini për bukën që hani

Nëse vendosni të mos hani prodhime të përbëra nga drithërat, produktet me miell bajamesh janë alternativa më e mirë.

Lifestyle

09/09/2021 12:19

Gluteni shfaqet, në disa variante, në të gjitha ushqimet e mira: biskota, pica, birrë dhe sigurisht te buka. Por tani, një kardiolog është këtu për të na treguar që ushqimet me bazë gluteni janë në të vërtetë toksike, por ka vetëm një lloj të shëndetshëm buke, mes të gjithave.

Dr. Steven Gundry përforcon atë që shumë e kanë dëgjuar këto kohë. Ajo ndjeshmëria ndaj glutenit është diçka e vërtetë, edhe te njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundja autoimune celiac. Gundry thotë që njerëzit duhet ta shmangin glutenin për të ulur rrezikun e inflamacionit që mund të çojë në rritjen e peshës.

Dr. Gundry është një armik i lektinës, një proteinë bimore që mund të dëmtojë stomakun dhe zorrët tuaja, ku bën pjesë edhe gluteni. Ai thotë që nëse duhet të hani bukë, ajo duhet të jetë buka e markës “Barely”. Meqë te ne nuk ekzistojnë këto produkte, po ju tregojmë çfarë është kjo lloj buke.

Ajo përmban miell bajamesh, gjalpë bajamesh dhe vaj arre kokosi dhe absolutisht jo drithëra, sojë apo maja. Nëse vendosni të mos hani prodhime të përbëra nga drithërat, produktet me miell bajamesh janë alternativa më e mirë.

Pak kohë më parë, një studim ka zbuluar që shumë produkte pa gluten mund të nxitin obezitetin më shumë sesa produktet përkatëse me miell integral, sepse përmbajnë më shumë yndyra të ngopura dhe më pak proteina. Më të kritikuarat ishin mielli pa gluten, biskotat, bukët dhe makaronat e ngjashme.

Për hir të së vërtetës, Barely Bread përmban 3 gramë proteina për fetë, njëlloj si një fetë buke me miell integral, që nënkupton nëse jeni duke shmangur glutenin, ky zëvendësues i bukur ka vlera ushqimore të përafërta me të.

Megjithatë, nëse jeni skeptikë ndaj rekomandimit të Dr. Gundry-t, mund të keni të drejtë. Revista Mjekësore Britanike, zbuloi pak kohë më pare, se njerëzit që nuk kanë sëmundjen celiac dhe ndjekin një dietë pa gluten nuk janë duke e ulur fare rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, ndërprerja e të gjitha drithërave bashkë, mund t’i ekspozojë ata ndaj sëmundjeve të zemrës.

Sigurisht, Barely Bread, apo buka me miell bajamesh, është shumë e mirë për ju, por konsultohuni me mjekun tuaj më parë nëse do vendosnit të përjashtonit të gjitha drithërat nga dieta. /Lajmi.net/