200 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Pejës, 41 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore
Në spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 200 pacientë me COVID-19.
Lajme
Kështu kanë bërë të ditur nga spitali i Pejës, ku kanë thënë se 41 pacientë prej totalit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit, 8 prej pacientëve janë në CPAP, teksa i është bërë apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten.
Njoftimi i plotë:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 8.09.2021:
✓200 pacientë janë të shtrirë;
✓160 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 8 pacientë janë në CPAP;
✓ 41 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓19 pacientë të pranuar
✓21 pacientë të shëruar.
Mbroje vetën vaksionohu.