Ende nuk ka marrëveshje mes Dybalas dhe Juventusit për vazhdimin e kontratës

Juventusi është duke vazhduar negociatat me Paulo Dybalan.

Sport

04/09/2021 10:28

Dybala ka kontratë me Juventusin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Të dyja palët tashmë kanë nisur negociatat për rinovimin e marrëveshjes megjithatë duket se ka distancë të madhe mes kërkesës së futbollistit dhe atë që ofron klubi.

Agjentët e sulmuesit po kërkojnë pagë 10 milionë euro në sezon për klientin e tyre, ndërsa në anën tjetër “Zonja e Vjetër” i ka ofruar 7 milionë.

Sipas mediave italiane, takimi i radhës mes dy palëve do të mbahet të mërkurën ku do përpiqen të gjejnë akordin për një marrëveshje të re.

‘Bianconerët’ e shohin argjentinasin si futbollist kryesorë të klubit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe duan ta mbajnë ende në skuadër. /Lajmi.net/