Chelsea synon transferimin e Koulibalyt

Skuadra e Chelseas po mendon përforcimin e repartit defanziv.

Sport

03/09/2021 15:11

Sapo është mbyllur merkato e verës dhe duket se Chelseas ka filluar të mendojë për atë të dimrit që hapet në janar, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Football London’, gjiganti anglez është duke mendurar seriozisht transferimin e futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Koulibaly duket i hapur të largohet nga Napoli pasi kërkon një aventurë të re dhe Anglia mund të jetë një destinacioni i mundshëm për të.

“Blutë”, ishin shumë afër marrëveshjes me Sevillan për Jules Kounde megjithatë marrëveshja nuk u arrit shkaku i kërkesave të larta të klubit spanjoll.

Tani ekipi i Thomas Tuchel vëmendjen e ka kthyer kah Koulibaly për të cilin përgatit një oferë në merkaton e ardhshme. /Lajmi.net/