​489 gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID në Pejë

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, Policia në Pejë ditëve të fundit ka realizuar kontrolle të shumta në subjekte të ndryshme në rrugë, gastronomi, qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomikë.

Lajme

02/09/2021 16:09

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policorë, janë shqiptuar 489 gjoba sipas ligjit antiCOVID.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe IKSHPK-së, pasi vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e të infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik./Lajmi.net/