Mësohet arsyeja pse dështoi kalimi i Adama Traore te Tottenham
Tottenham deri vonë ishte i interesuar për transferimin e sulmuesit së Wolves, Adama Traore.
Sport
Sipas mediave angleze, kalimi i spanjollit te Spurs nuk ndodhi sepse skuadra e Nuno Espirito nuk e përmirësojë ofertën e parë, transmeton lajmi.net.
Tottenham ofroi 35 milionë euro të hënën, por oferta u refuzua menjëherë nga Wolves.
Wolves thuhet se kërkonin rreth 55 milionë euro për ta lejuar Traore të largohet, kurse Tottenham nuk bëri ndonjë ofertë tjetër.
25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 dhe thuhej se ishte i hapur për ribashkimin me Nunon në Londër.
Traore këtë edicion ka qenë ylli i skuadrës angleze, pavarësisht që skuadra e Bruno Lages ende nuk ka fituar asnjë pikë në Premierligë./Lajmi.net/