Pique nis ‘ngacmimet’ pasi dështoi kalimi i Mbappe te Real Madrid

Real Madrid nuk ia doli as në këtë afat veror që ta transferojë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

01/09/2021 09:21

Francezi refuzoi rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022, por kjo nuk mjaftoi që PSG ta shesë, ngase skuadra “Parisienë” refuzoi të gjitha ofertat, transmeton lajmi.net.

Pas dështimit të transferimit të Mbappes në Real Madrid, ka reaguar edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i cili shpesh herë ‘ngacmon’ rivalin e përbetuar.

Pique postoi një foto të mediumit spanjoll ‘Marca’ që thoshte se cilin numër do ta marrë Mbappe te Reali.

Ndërsa, spanjolli në mbishkrim shkroi “El 7”.

Ndërkohë, në rast që Mbappe vazhdon të refuzojë rinovimin, atëherë qysh në janar mund të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin./Lajmi.net/