ZYRTARE: Juventus transferon Mohamed Ihattaren

Skuadra e Juventusit ka kompletuar transferimin e radhës.

Sport

31/08/2021 13:52

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventus ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese Mohamed Ihattaren, transmeton lajmi.net.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura ende por “Zonja e Vjetër” e ka huazuar menjëherë atë te Sampdoria ku do të ketë më shumë hapësira.

Ihattaren është vetëm 19 vjeçar dhe llogaritet si futbollistë i së ardhmes, drejtuesit e gjigantit italian besojnë shumë në cilësitë e tij.

Holandezi, zhvilloi 29 paraqitje me PSV edicionin e kaluar në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/