Studimet zbulojnë moshën më të mirë për shtatzëni nëse dëshironi një fëmijë inteligjent
Studimi, i cili shqyrtoi 18,000 fëmijë britanikë dhe ndikimin e moshës së nënës në lindjen e tyre, zbuloi se fëmijët e nënave 30-vjeçare ishin më të mirë se pasardhësit e nënave 20 ose 40-vjeçare në testet njohëse.
Lifestyle
Hulumtuesit në Shkollën e Ekonomisë në Londër, panë të dhënat nga Studimi Millenium Cohort dhe zbuluan se nënat në moshë madhore, veçanërisht ato në të 30-tat, kanë më shumë gjasa të lindin fëmijë inteligjentë sesa ato që kanë fëmijë në moshë më të re, shkruan Revista Class.
Tani, ky nuk duhet të jetë një faktor vendimtar se kur duhet të planifikoni për një fëmijë, por mund të jetë diçka për t’u marrë parasysh, transmeton lajmi.net.
Studimi, i cili shqyrtoi 18,000 fëmijë britanikë dhe ndikimin e moshës së nënës në lindjen e tyre, zbuloi se fëmijët e nënave 30-vjeçare ishin më të mirë se pasardhësit e nënave 20 ose 40-vjeçare në testet njohëse.
Aftësitë e tyre të leximit, të menduarit dhe të kujtuarit u testuan kur ishin 10 ose 11 vjeç.
Arsyetimi për këto gjetje duket se qëndron në faktin se gratë që vonojnë shtatzëninë, zakonisht e bëjnë këtë sepse zgjedhin të krijojnë një karrierë, në vend që të lindin një fëmijë në të 20-tat.
Si rezultat, mamatë 30-vjeçare janë në gjendje të sigurojnë burime të ardhurash dhe më shumë vëmendje tek fëmija, sepse janë tashmë të siguruara në punët e tyre, sugjeron hulumtimi.
Kjo ka kuptim të plotë pasi nënat e reja mund të mos kenë burimet që kanë nënat më të vjetëra në moshë.
Gjithashtu një moshë më madhore siguron një ndjenjë mençurie, siguron gjithashtu stabilitet financiar për të mbështetur një fëmijë.
Megjithëse hulumtimi u botua fillimisht në vitin 2015-ën, gjetjet e tij po bëjnë xhiron e tyre përsëri në internet.
Analiza gjithashtu demonstroi sesi vonesa e lindjes në moshat 40 vjeç e lart, mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të obezitetit. Gjithashtu foshnja juaj mund të jetë në rrezik të presionit të lartë të gjakut, diabetit gestacional, defekteve të lindjes, peshës së ulët të lindjes, shtatzënisë ektopike etj. /Lajmi.net/