ZYRTARE: Juventus nënshkruan me Moise Kean

Moise Kean është rikthyer në Itali.

Sport

31/08/2021 09:18

Juventus ishte hedhur në kërkim të përforcimeve për sulmin pas largimit të Cristiano Ronaldos, transmeton lajmi.net.

Kështu, ‘Bianconerët’ kanë rikthyer në ekip Moise Kean që ishte pjesë e klubit edhe në të kaluarën.

“Zonja e Vjetër” e ka marrë sulmuesin në formë huazimi për dy vite, me obligim blerje për 28 milionë euro.

Përveç Kean, gjiganti italian është duke synuar të sjell në ekip edhe një sulmues tjetër sot në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Juventus ka sjellur në ekip edhe Manuel Locatellin pak javë më parë. /Lajmi.net/