RMC: PSG në negociata me një tjetër lojtar, para se të vendosin për Mbappe

Më në fund, ka ardhur dita vendimtare që do mësohet e ardhmja e sulmuesit Kylian Mbappe.

Sport

30/08/2021 18:42

PSG sonte (e hënë) do vendos për të ardhmen e francezit, meqenëse Real Madrid ka ofruar 180 milionë euro javën e kaluar, ofertë që ende nuk është rikthyer nga klubi francez, transmeton lajmi.net.

Sipas RMC Sport, arsyeja që vendimi i PSG-së është duke vonuar, është sepse “Parisienët” janë në negociata me një lojtar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Në rast që arrihet marrëveshja brenda disa orëve, atëherë PSG do vendos përfundimisht lidhur me shitjen apo mbajtjen e fituesit së Kupës të Botës.

Ndërkohë, PSG është në negociata edhe me Real Madridin, derisa thuhet se kërkojnë rreth 200 milionë euro, vlerë të cilën “Los Blancos” nuk pranojnë ta paguajnë./Lajmi.net/