Romano: Nëse PSG do gjente zëvendësuesin, Mbappe do ishte në Madrid

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano vazhdon të jetë detajet e fundit lidhur me të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.

Sport

30/08/2021 18:24

Real Madrid vazhdon të jetë në bisedime me PSG për Mbappe, ngase ende s’ka marrëveshje mes dy klubeve, pavarësisht ofertës prej 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, Romano ka zbuluar se nëse PSG do e kishte gjetur zëvendësuesin, francezi deri më tani do kishte kaluar te Real Madrid.

“Marrëveshja e Mbappes ende nuk është kompletuar. Ka bisedime, negociata, mirëpo jo dritë të gjelbër. Ende nuk ka mbaruar”.

“PSG dëshiron një zëvendësues dhe deri më tani nuk e kanë gjetur. Nëse do e kishin gjetur, Mbappe tani do ishte në Madrid”.

“PSG e do Vinicius Junior, por Real Madrid nuk konsideron ofertë duke e përfshirë atë në marrëveshje për Mbappe, e pamundur”.

“Deri më tani nuk ka marrëveshje. Jam duke pritur në orët në vijim të shoh nëse do ndryshojnë. Real Madrid është duke provuar”.

Romano është pyetur edhe nëse 200 milionë euro do ishin të mjaftueshme për Mbappe.

“Nuk e di, paratë nuk janë gjithçka. Nuk mund t’iu garantojë atë. Nuk varen vetëm paratë, imazhi i PSG-së ka rëndësi për Nasser”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Reali thuhet se ka përgatitur ofertën e tretë dhe njëkohësisht të fundit me vlerë 170 milionë euro plus 30 milionë euro bonuse./Lajmi.net/