Allegri konfirmon largimin e Ronaldos: Dje më informoi për vendimin e tij

Massimiliano Allegri ka konfrimuar largimin e Cristiano Ronaldos.

Sport

27/08/2021 13:46

Ronaldo largohet nga Juventusi pas tre sezoneve të kaluara në Itali, shkruan lajmi.net.

Lajmin për largimin e futbollistit e ka konfirmuar trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në konferencën para ndeshjes ndaj Empolit.

“Ronaldo më tha dje se dëshiron të largohej menjëherë, është e vërtëtë dhe e konfirmuar. Kjo është arseyja pse ai nuk ishte në stërvitje sot, ai nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Empolit”, tha fillimishti ai.

“Unë nuk jam i dëshpëruar me të, ai dëshiron të largohet nga Juventusi dhe është zgjidhja e tij, ai do të shikojë ekip të re për të pas tri viteve këtu. Është pjesë e jetës”, përfundoi Massimiliano Allegri.

Në ndërkohë portugezi duket afër transferimit te Man City për një shumë rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/