Juventus afër marrëveshjes me Evertonin për Kean

Gjiganti italian është hedhur sërish në merkato.

Sport

27/08/2021 12:08

Cristiano Ronaldo do të largohet nga skuadra e Juventusit, e kjo ka bërë që këta të fundit të hidhen në merkato, transmeton lajmi.net.

“Bianconerët”, po kërkojnë zëvendësuesin e mundëshëm të Ronaldos dhe tashmë kanë disa opsione.

Sipas ‘Calcio Mercato’, “Zonja e Vjetër” është afër marrëveshjes me Evertonin për transferimin e Moise Kean.

Thuhet se marrëveshja mund të mbyllet së shpejti me formulën e huazimin për një vit, me të drejtë blerje ose obligim për 25/30 milionë euro.

Sulmuesi edicionin e kaluar e kaloi si i huazuar te PSG ku në 45 ndeshje në të gjitha garat realizoi 19 gola.

21-vjeçari, ishte pjesë e Juventusit edhe para disa viteve, dhe është gati të kthehet sërish në “Allianz Stadium”. /Lajmi.net/