Ronaldo përfundon para kohe stërvitjen me Juventusin

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka përfunduar para kohe stërvitjen e fundit.

Sport

25/08/2021 11:34

Portugezi që disa ditë është në negociata me Man Cityn, por marrëveshje që do jetë shumë e komplikuar për t’u arritur, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme me bashkëlojtarët te Juventus, mirëpo e ka përfunduar para kohe.

Gazetari më burimet më të saktë për Juventusin, Romeo Agresti, ka postuar një video ku shihet Ronaldo duke u larguar nga stërvitja më herët.

Mbetet të shihet nëse CR7 do kalojë te Man City, ngase skuadra angleze fillimisht duhet të shesë Raheem Sterling, gjë që është vështirë të ndodhë./Lajmi.net/