Ish presidenti i Juves: Sa më shpejtë që Ronaldo largohet, aq më mirë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vazhdon të shpresojë për largimin nga Torino këtë afat veror.

Sport

25/08/2021 09:49

Portugezi është në negociata me Manchester Cityn, pavarësisht që marrëveshja është shumë e komplikuar, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që Juventus beson se Ronaldo do qëndrojë, ish presidenti i tyre, Giovanni Cobolli Gigli thotë se është më mirë që portugezi të largohet.

“Gjithmonë kam qenë i sinqertë, nënshkrimi me Ronaldon ishte gabim. Është e pamundur të fitosh investimin dhe do mbetet ashtu”.

“Është lojtar i mirë, por duhet të jem i sinqertë, sa më parë të largohet, më mirë për të dhe Juventusin”.

“Shpreson që Allegri e di si të vazhdojë ta përdorë Ronaldon, siç bëri ndaj Udineses. Kjo është, me inteligjencë dhe kur ndeshje është duke u zhvilluar”.

“Ronaldo e pengon sulmin e Juventusit. Pa të mund të bëjnë gjëra të shkëlqyera në anën kolektive”, deklaroi ai.

Ndërkohë, situata me Cityn mbetet e komplikuar ngase Juventus kërkon Gabriel Jesus në shkëmbim, derisa Guardiola do e pranojë CR7 vetëm nëse Raheem Sterling largohet./Lajmi.net/