Mbyllen pjesët e para: Man United në disavantazh, Spurs në epërsi

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Premierligës nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri.

Sport

22/08/2021 15:50

Southampton po e befason Manchester United pas pjesës së parë, duke fituar me rezultat 1-0 me golin e Che Adams në minutën e 30-të.

Pas një topi të humbur nga Bruno Fernandes, më së miri përfitoi Adam Armstrong i cili e vodhi topin për të pasuar në drejtim të Adams, i cili realizoi një gol të bukur me të majtën.

https://twitter.com/TopFootballShow/status/1429436235039260676

Tottehnam në anën tjetër është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Wolves pas golit të shënuar nga Dele Alli nga pika e penalltisë në minutën e nëntë të ndeshjes.

https://twitter.com/TopFootballShow/status/1429432203042299904