Kampioni këndellet, realizon ‘manitan’ ndaj skuadrës së Rashicës
Kampioni Manchester City pas humbjes së xhiros së parë ndaj Tottenham është kundërpërgjigjur mjaft mirë duke arritur një fitore me festival golash, duke i shënuar plot pesë të tillë në sfidën ndaj Norwich City.
Sport
Goli i parë i sfidës u hap nga Tim Krul në minutën e 7-të i cili shënoi në portën e tij, duke i dhënë avantazhin skuadrës kundërshtare. Pas këtij goli, Jack Grealish dyfshoi numrat pasi shënoi një gol të lehtë në minutën e 22-të nga një asistim i Gabriel Jesus, dhe me këto dy gola u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë prodhoi edhe tre gola të tjerë, fillimisht Aymeric Laporte realizoi pasi u gjend mjaft mirë në zonën e portierit pas një krosimi nga korneri në minutën e 64-të.
Për golin e katërt u përkujdes Raheem Sterling i cili realizoi në minutën e 71-të pas një asistimi tjetër nga Jesus, kurse goli i pestë dhe i fundit u vulos nga Riyah Mahrez i cili shënoi pas nëntë minutave pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të.
Manchester City kështu regjistron fitoren e parë të këtij sezoni të ri, duke u këndellur pasi humbi ndeshjen e parë hapëse ndaj Tottemham fundjavën e kaluar. /Lajmi.net
Man City 5 × 0 Norwich | ALL GOALS HD
? pic.twitter.com/N3y9rILRDG— Footy Gen (@footygen) August 21, 2021