Mbyllet pjesa e parë, Man City në epërsi prej dy golave

Manchester City është duke fituar sfidën ndaj Norwich, duke udhëhequr me rezultat prej dy golave pas pjesës së parë.

Sport

21/08/2021 16:51

Goli i parë i Man Cityt erdhi me anë të një autogoli pasi portieri kundërshtar Tim Krul shtyu topin në rrjetë pas goditjes së Ferran Torres në minutën e 7-të.

Jack Grealish dyfishoi epërsinë me një gol të lehtë në minutën e 22-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij me dy gola epërsi pas pjesës së parë.

Për anglezin Grealish ky është goli i tij i parë i shënuar me Manchester City-n në ndeshjen e tretë të zhvilluar kompetitive me “Qytetarët”. /Lajmi.net

VIDEO