Man City e gatshme ta shesë Laporten
Mbrojtësi Aymeric Laporte nuk është i pashitshëm
Sport
Sipas ‘Daily Mail’, Man City është e gatshme ta lërë të largohet Laporten në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Klubi anglez tashmë i ka vendosur çmimin futbollistit, dhe kërkon rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.
Mbrojtësi dëshiron largimin pasi ka humbur vendin e titullarit, që pas ardhjes së Ruben Diasit.
Pep Guardiola preferon dyshen Dias – Johns Stones në mbrojtje, duke shtyrë kështu spanjoll që të kërkojë largimin.
Interesim për Laporten kanë shfaqur Juventusi dhe Barcelona, por çmimi i tij duket shumë i lartë për ekipet e interesuara. /Lajmi.net/