Loredana Zefi në darkë me vëllezërit thotë se familja është lumturia

Ajo ka vizituar sërish Kosovën.

ShowBiz

20/08/2021 16:25

Dhe, Loredana Zefi natyrisht se ka takuar familjen e saj këtu, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, reperja e njohur përmes disa storieve të publikuara në Instagram ka treguar se ka dal për darkë me vëllezërit e saj.

Ajo ka zgjedhur të ndajë imazhe bashkë me ta, gjithashtu edhe tavolinën e ushqimit, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar se familja është lumturia.

Ndryshe, Loredana nuk ka zbuluar arsyen e vizitës së saj në Kosovë, vizitë kjo e cila është e dyta më radhë brenda një kohë të shkurt.

Megjithatë, ajo ka publikuar edhe një video me njërin nga policët e Kosovës duke mos zbuluar detaje tjera se përse ka shkuar për vizitë atje./Lajmi.net/