Abdixhiku kujton Agim Kikajn në 9 vjetorin e vdekjes: Figura e tij patriotike, politike e njerëzore është unikate

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar jetën e veprën e ish-deputetit Agim Kikaj, në 9 vjetorin e vdekjes. Abdixhiku shkroi se ndarja e tij nga jeta ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit. “Sot, përkujtojmë dhe nderojmë Agim Kikajn, jeta dhe vepra e të cilit…

Lajme

18/05/2026 11:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar jetën e veprën e ish-deputetit Agim Kikaj, në 9 vjetorin e vdekjes.

Abdixhiku shkroi se ndarja e tij nga jeta ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit.

“Sot, përkujtojmë dhe nderojmë Agim Kikajn, jeta dhe vepra e të cilit ishte e mbushur me plotë sfida dhe sakrifica në rrugën e mundimshme për liri dhe pavarësi. Ai ishte angazhuar herët në veprimtarinë atdhetare e politike; në orët e rënda për vendin iu bashkua vargut të veprimtarëve të mëdhenj të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Figura e tij patriotike, politike dhe mbi të gjitha njerëzore është unikate. Për gjatë jetës së tij shërbeu si kryetar komune në Podujevë, deputet për disa mandate, derisa vdekja e papritur na goditi të gjithëve pasmesnatën e datës 18 maj 2017”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se ndarja e Agim Kikajt ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit tonë.

“Kosova humbi një njeri të mirë, një figurë të jashtëzakonshme që i shërbente ndërtimit të institucioneve demokratike tonat dhe kishte për synim fuqizimin e tyre. Kikaj do të kujtohet me çiltërsinë, modestinë dhe afërsinë me njerëzit që e rrethonin; të gjithë e kujtojmë me nostalgji për batutat dhe humorin e tij. Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikaj!”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/