Deputetja e PDK-së e kujton deklaratën e Kadri Veselit për Kurtin: Ke me kthy Serbinë në Kosovë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kujtuar një deklaratë që ish-kryeparlamentari Kadri Veseli e kishte bërë për tash kryeministrin, Albin Kurtin.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se me 24 gusht të vitit 2017-të, Kadri Veseli kishte thënë në Kuvend se “Albin Kurtit do të ja sheh sherrin Kosova, e se ai ka me kthy Serbinë në Kosovë”.
Ajo përmendi faktin që bendi serb Riblja Corba kënduan në mes të Kosovës, ende pa u bërë një vit Qeverisje nga “Kurti 2”.
Postimi i plotë:
“Me 24 Gusht 2017 kur Kadri Vesel i pat thene në Kuvend Albinit, “Sherrin ka me ta pa Kosova, ke me kthy Serbinë në Kosovë”. atëher shumë pak njerëz e kanë besuar këtë deklaratë.
Sot ende pa i bërë një vit qeverisje, bendi cetnik e fashist Riblja Corba, po na këndojnë në mes të Kosovës këngë me tekste “Kosova është serbi”.
Ligji e rrugullon shumë mirë ndalimin e perdorimit të gjuhes qe nxite urrejtje, veq duhet me e pas nje Kryeminister dhe një Qeveri qe e zbaton Ligjin”. /Lajmi.net/