ZYRTARE: Odegaard transferohet te Arsenali

Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Madridin për Martin Odegaard.

Sport

20/08/2021 09:20

Pas shumë negociatave më në fund Arsenali ka gjetur akordin me Real Madrid për blerjen e Odegaard, transmeton lajmi.net.

Është ky një rikthim për futbollistin te klubi anglez, ku e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në formë huazimi, ai bindi me paraqitjet e tij të mira dhe klubi vendosi ta blejë kartonin e plotë.

“Topçinjtë” kanë shpenzuar rreth 40 milionë euro për transferimin e mesfushorit.

22-vjeçari, nuk kishte vend në formacionin e Real Madridit dhe vendosi të largohej, në Angli pritet të ketë rol kyç në ekip që të shfaq potencialin e tij.

Norvegjezi ka zgjedhur fanellën me numër 8. /Lajmi.net/