Man City duhet të shesë lojtarë para nënshkrimit me Kane
Nuk është sekret që Manchester City është i dëshpëruar për të nënshkruar me Harry Kane dhe që do provojnë ta transferojnë deri në fund të sezonit.
Sport
Sidoqoftë, deri më tani, presidenti i Spurs, Daniel Levy nuk ka lejuar të këtë progres në transferim, transmeton lajmi.net.
Trajneri Pep Guardiola e di që do detyrohet të shesë disa lojtarë, për të bërë hapësirë për Kane në skuadër.
Një ndër ta mund të jetë Bernando Silva, që Guardiola ka pranuar se ka kërkuar largimin nga klubi.
“Nuk është vetëm ai. Janë dy ose tre lojtarë që duan të largohen. Jemi të hapur për oferta”, ishte përgjigja e teknikut spanjoll.
Bernardo Silva
Silva është i lirë të largohet këtë verë nëse vjen ndonjë ofertë e pranueshme. Deri më tani nuk ka pasur oferta, derisa nuk do përdoret në ndonjë ofertë shkëmbimi me Tottenham për Kane, ngase vëmendja e portugezit është largimi nga Premierliga.
Silva dëshiron të kalojë në La Liga. Pavarësisht që ishte ndër të parët që u rikthye në përgatitjet parasezonale, Guardiola nuk e ftoi për ndeshjen e parë, andaj e ardhmja mbetet e dyshimtë.
Aymeric Laporte
Laporte është në pozitë të njëjtë. Pasi humbi vendin titullar, qendërmbrojtësi është gati të largohet këtë verë dhe City i hapur për të dëgjuar oferta.
Sidoqoftë, duke parë situatën financiare, shumë pak skuadra mung të paguajnë për një lojtar që para tre viteve kushtoi 65 milionë euro.
Gabriel Jesus
Tjetër lojtar që ndoshta do largohet së shpejti është Jesus. Edicionin e kaluar edhe pse Aguero ishte i lënduar, Jesus nuk fitoi vendin titullar.
Problemet fizike ndikuan që Guardiola të preferoi sistemin ‘false 9’ duke e lërë atë në stol shumicën e takimeve.
E ardhmja mbetet në dyshime, pavarësisht që momentalisht është i vetmi 9 në skuadër.
Në rast që City nuk nënshkruan me Kane, atëherë braziliani do mbetet në “Etihad”./Lajmi.net/