Dzeko, sulmuesi i vetëm në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen hapëse të Serie A

Të shtunën fillon sezoni i ri 2021/22 në Serie A.

Sport

18/08/2021 22:50

Më 21 gusht starton sezoni i ri në ligën e Italisë, me ndeshjen hapëse mes Interit dhe Genoas, shkruan lajmi.net.

Kampionët e nisin këtë sezon me shumë ndryshime nga i kaluari ku nga skuadra janë larguar Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku si dhe trajneri Antonio Conte.

Ndërsa janë ofruar në ekip timonieri Simone Inzaghi, dhe futbollistët Hakan Çalhanoglu, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko.

‘Nerazzurët’ po përballen me probleme në fazën e sulmit pasi kundër Genoas është vetëm Dzeko i gatshëm të paraqitet.

Alexis Sanchez mungon shkaku i lëndimit, ndërsa Lautaro Martinez është i suspenduar për këtë duel.

Formacioni i mundshëm i Interit në ndeshjen e parë me vetëm boshnjakun në sulm.

3-5-1-1: Handanovic, Skriniar, Bastoni, De Vrij, Darmian, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic, Sensi, Dzeko /Lajmi.net/