Mobilizohet polica: Po ndërmerren masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19

Evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin COVID 19, ka qenë shqetësues për qytetarët dhe institucionet në përgjithësi dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente.

Lajme

18/08/2021 15:45

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

 Kërkojmë nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit.

 Policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19.

Andaj, respektimi i masave dhe kufizimeve në pajtim me vendimeve të fundit të nxjerra nga qeveria e vendit mbetet prioritet për parandalimin e virusit dhe ruajtjen e shëndetit publik.

 Gjatë 24 orëve të fundit nga PK-ja janë shqiptuar mbi 700 gjoba për persona juridik dhe persona fizik për mos respektim të masave. /Lajmi.net/