“Koha për veprim ka nisur”, Lumir Abdixhiku nis fushatën – mban takim virtual me nëndegët e LDK-së në mërgatë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka filluar të mobilzoj partinë dhe ta përgatis për zgjedhjet e reja që duken të pashmangshme. Abdixhiku sot ka publikuar një postim ku ka treguar se ka mbajtur një mbledhje me 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë, transmeton lajmi.net. Ai shkroi se koha për veprim ka nisur dhe se LDK…

Lajme

22/04/2026 11:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka filluar të mobilzoj partinë dhe ta përgatis për zgjedhjet e reja që duken të pashmangshme.

Abdixhiku sot ka publikuar një postim ku ka treguar se ka mbajtur një mbledhje me 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë, transmeton lajmi.net.

Ai shkroi se koha për veprim ka nisur dhe se LDK është e vetmja alternativë për ta kthyer drejtimin e vendit.

“U dakorduam për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë. Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë. Koha për pritje ka përfunduar. Koha për veprim ka nisur.”, tha Abdixhiku ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Në vijim të zhvillimeve të fundit, dhe në përgatitje për hapat e ardhshëm, mbajtëm një takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e LDK-së në mërgatë.
I njoftova për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit tonë maksimal dhe kërkesave tona minimale – veç demokraci. Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe per Lidhjen.
Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët.
U dakorduam për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë. Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë.
Koha për pritje ka përfunduar.
Koha për veprim ka nisur./lajmi.net/