Agjenti: Lautaro dëshiron të qëndrojë, i beson projektit të Interit

Agjenti i Lautaro Martinez, sërish ka diskutuar për të ardhmen e argjentinasit.

Sport

16/08/2021 19:07

Martinez është i lidhur me largimin nga Inter, por sipas agjentit kjo nuk do ndodh këtë verë, transmeton lajmi.net.

Agjenti konfirmoi prapë që këtë të mërkurë do bisedojnë me bordin dhe se lojtari është i gatshëm të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.

“Lautaro dëshiron të qëndrojë të Inter, i beson projektit dhe dëshiron të fitojë”.

“Do takohem me bordin e Interit të mërkurën dhe do bisedojë për situatën e kontratës. Klubet e Premierligës e duan, por është i gatshëm të qëndrojë”, tha ai për FcInterNews.

Ndërkohë, Tottenham kishte ofruar 75 milionë euro muajin që lamë pas, por u mohua nga skuadra milanese./Lajmi.net/