ZYRTARE: Dumfries kalon te Interi

Interi ka zyrtarizuar blerjen e radhës.

Sport

14/08/2021 22:11

Interi po vazhdon me konsolidimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri, shkruan lajmi.net.

Klubi italian së fundmi ka shtuar në radhët e tyre mbrojtësin Denzel Dumfries.

Dumfries vjen në klub si zëvendësues i Achraf Hakimit që kaloi te PSG.

‘Nerazzurët’ kanë shpenzuar 12.5 milionë euro për blerjen e tij, plus bonuse në varësi nga arritjet e tij me ekipin.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare që pritet ta mbajë atë në ‘Giussepe Meazza’ deri në qershor të vitit 2025.

Dumfries është transferimi i tretë i Interit gjatë kësaj vere, pas Hakan Çalhanoglut dhe Edin Dzekos. /Lajmi.net/