ZYRTARE: Dzeko transferohet te Interi

Interi ka zyrtarizuar blerjen e Edin Dzekos.

Sport

14/08/2021 22:05

Skuadra e Interit ka zyrtarizuar transferimin e radhës, shkruan lajmi.net.

Klubi italian ka arritur marrëveshje me Edin Dzekon.

Në fakt sulmuesi u paraqit gjatë ditës në miqësoren ndaj Dynamo Kievit, madje edhe shënoi gol dhe pas ndeshje u bë zyrtarizimi i tij.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me kampionët e Italisë të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Në anën tjetër ‘Nerazzurët’ janë në kërkim edhe të një sulmuesi tjetër që të plotësojën boshëllëkun e lënë nga Romelu Lukaku që kaloi te Chelsea. /Lajmi.net/