Dzeko debuton me gol te Interi në miqësoren ndaj Dynamo Kievit

Edin Dzeko ka shënuar në ndeshjen e tij të parë me Interin.

Sport

14/08/2021 19:25

Dzeko nuk është zyrtarizuar ende si futbollist i Interit nga klubi, shkruan lajmi.net.

Megjithatë sulmuesi është inkuadruar në formacionin e parë të ekipit në miqësoren që po e zhvillojnë ndaj Dynamo Kievit.

Pas pjesës së parë ‘Nerazzurët’ po triumfojnë 2-0, golin e parë e shënoi Nicolo Barella.

Ndërsa të dytin e realizoi Dzeko në min e 34’ për të dyfishuar epërsinë.

Boshnjaku e nis aventurën e re në mënyrë fantastike. /Lajmi.net/

Goli i Dzekos VIDEO