Mbyllet pjesa e parë, Liverpooli në avantazh minimal kundër Norwichit
Liverpooli po avancon 1-0 ndaj Norwichit.
Sport
Liverpooli është duke fituar 1-0 ndaj Norwichit pas 45 minutave të para, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që nuk sulmonin shumë në fillim.
Megjithatë pas disa minutave Norwichi pati rastin e parë përmes Teemu Pukki por në vend ishte Alisson Becker që priti goditjen e tij.
Nuk vonoi shumë nga ky rast dhe Liverpooli gjeti golin e avantazhit në min e 27’ përmes Diogo Jotas.
Pas një asistimi të Mohamed Salah, Jota u gjend më së miri në zonë dhe shënoi për 1-0.
Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, përkundër rasteve tjera që patën të dyja ekipet. /Lajmi.net/