Ødegaard po largohet nga Reali, Arsenal ka gati ofertën
Real Madrid duket se do të vazhdojë me shitjet e futbollistëve.
Sport
Siç raporton uebsajti ‘MadridistaReal’, Ødegaard do të largohet nga Real Madrid këtë sezon. Ai tashmë i’a ka komunikuar vendimin e tij klubit.
Në anën tjetër Arsenal është gati që të përgaditë ofertën për norvegjezin, për nënshkrimin e tij në formë të përhershme, ka raportuar Fabrizio Romano.
“Arsenali është i gatshëm të bëjë një ofertë për të nënshkruar me Martin Ødegaard në një marrëveshje të përhershme. Ai ka qenë gjithmonë prioriteti kryesor i Edus dhe Artetas për pozitën e numrit 10.
“Sapo Real Madridi të japë dritën jeshile, Arsenali do të paraqesë propozimin. Aouar, gjithashtu në listë, kurse Maddison, kurrë nuk ka qenë afër”, ka shtuar Fabrizio.
Romano gjithashtu ka konfirmuar se 22-vjeçari do të donte t’i bashkohej londinezëve nëse arrihet marrëveshja mes dy klubeve.
“Martin Ødegaard do të donte të ri-bashkohej me Arsenalin. Ai ishte vërtet i lumtur gjatë huazimit të tij sezonin e kaluar dhe ai është duke pritur që oferta e Arsenalit të pranohet nga Real Madridi, sapo të ndizet drita jeshile.
“Ødegaard ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Artetën dhe anëtarët e bordit gjithashtu”, ka përfunduar Romano. /Lajmi.net