E ardhmja e Nainggolan larg Italisë, gati marrëveshja me Antwerp

Radja Nainggolan e ka përfunduar aventurën e tij shumëvjeçare në Itali.

Sport

13/08/2021 11:32

Radja Nainggolan e ka ndërprerë kontratën e tij me Interin dhe mendohej që ai do të rikthehej tek Cagliari që ta vazhdojë karrierën pas paraqitjeve të suksesshme të viteve të fundit në Sardenjë.

Megjithatë, e ardhmja e tij gjendet në Belgjikë, përkatësisht tek klubi Royal Antwerp.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Nainggolan do të largohet nga Serie A dhe do të rikthehet në kampionatin belg tek Antwerp, transmeton lajmi.net.

Ai është afër marrëveshjes me klubin belg dhe do ta lë Serien A pas  12 vitesh, 367 paraqitjeve, 48 golave dhe 35 asistimeve./Lajmi.net/