Agjenti: Zapata është i interesuar për Interin, por nuk ka ofertë zyrtare

Agjenti i Duvan Zapata, Fernadno Schena ka zbuluar se klienti i tij është i hapur për kalimin te Inter, por për momentin nuk ka ofertë zyrtare.

Sport

12/08/2021 21:10

Kolumbiani shihet si prioritet për ta zëvendësuar Romelu Lukakn, që kompletoi kalimin te Chelsea për 115 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Zapata ka konfirmuar se nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por lojtari është i interesuar.

“Për momentin nuk ka oferta. As Inter nuk ka prezantuar ndonjë ofertë për Duvan”.

“Zapata do ishte i interesuar për opsionin e Interit, por nuk ka asgjë për momentin”, tha ai.

Ndërkohë, Sky Sport Italia raporton se Inter do ofrojë rreth 40 milionë euro, derisa Atalanta kërkon 50 milionë euro./Lajmi.net/