Inter nis negociatat me Martinezin për vazhdimin e bashkëpunimit

Lautaro Martinez duket se do të mbetet në Itali.

Sport

12/08/2021 15:46

Martinez është lidhur së fundmi me një largim nga Interi, transmeton lajmi.net.

Interesim të fortë për sulmuesin ka shfaqur Tottenhami, por duket se ai është i kënaqur me ekipin ‘zikaltër’.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit italian do të nisin javën e ardhshme bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit për vazhdimin e kontratës.

Agjenti i sulmuesit Alejandro Campano poashtu ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të largohet pasi është i lumtur në Itali dhe së shpejti do të mund të nënshkruajë kontratën e tij të re.

23-vjeçari, ka kontratë aktuale me ‘Nerazzurët’ deri në qershor të vitit 2023, dhe pritet ta rinovojë atë edhe për tre vite të tjera deri në 2026. /Lajmi.net/