Denzel Dumfries tek Inter e kryer, arrihet marrëveshja verbale mes dy klubeve
Pas largimit të Achraf Hakimit në drejtim të PSG-së, Inter ka qenë në treg për kërkimin e një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar marokenin.
Sport
Inter duket se kanë identifikuar zëvendësuesin adekuat të Hakimit, dhe ai është mbrojtësi i PSV-së, Denzel Dumfries, që tashmë duket se është e kryer.
Sic raporton Fabrizio Romano, PSV Eindhoven dhe Inter tashmë kanë arritur marrëveshje verbale për mbrojtësin holandez.
Kushtet personale gjithashtu janë dakorduar mes Inter dhe holandezit.
Inter po planifikon testet mjekësore për mbrojtësin e djathtë ditëve të ardhshme, para se të kompletojë marrëveshjen, ka përfunduar Romano. /Lajmi.net