Përfaqësuesit e Dybalas optimistë pas takimit me Juventusin, rinovimi i kontratës së argjentinasit është afër
Paolo Dybala do të qëndrojë në Torino.
Sport
Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala pritet ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në qershor të vitit 2022.
Sipas “Gianlucadimarzio.com”, agjenti i Dybalas, Jorge Antun është takuar sot me drejtuesit “Bianconerë” Cherubini dhe Nedved për detajet e fundit të kontratës, transmeton lajmi.net.
Problemi në negociata thuhet të ketë qenë kërkesa e Dybalas për pagën, por sipas artikullit palët tani janë afër një marrëveshje të re./Lajmi.net/