E kryer, Dzeko kalon te Inter

Sulmuesi Edin Dzeko mund të thuhet se është lojtari i ri i Interit.

Sport

11/08/2021 12:27

Boshnjaku do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Neurazzurët”, sapo të kryejë testet mjekësore, transmeton lajmi.net.

Dzeko gjendet në Milano ku do bëjë testet mjekësore, pastaj do nënshkruajë për dy vite me kampionin e Italisë.

Ndërkohë, Roma është duke provuar të huazojë me obligim blerje sulmuesin Tammy Abraham, por Arsenal mbetet në garë gjithashtu për anglezin

Këto transferime i ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në Twitter./Lajmi.net/