Juventus dëshiron huazimin e Laportes

Juventus është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte në formë huazimi gjatë verës.

Sport

11/08/2021 09:04

Që nga kalimi në “Etihad”, 27-vjeçari ka qenë titullar nën urdhrat e Pep Guardiolas, por edicionin e kaluar humbi pozitën nga John Stones, transmeton lajmi.net.

Sipas Tuttosport, Juventus konsideron të bëjë ofertë drejt Cityt për Laporte për huazimin, ngase nuk kanë para për ta blerë menjëherë.

Laporte gjithashtu thuhet se është i hapur për largimin dhe do preferonte kalimin në Spanjë, me Barcelona dhe Real Madrid që në të kaluarën kanë treguar interesim.

City nuk do e pengojë spanjollin nëse do të largohet dhe menjëherë do niste negociatat për shitje.

Laporte ka edhe katër vite në kontratë, derisa ka bërë 111 paraqitje për Cityn duke fituar 10 trofe, duke përfshirë tre herë trofeun e Premierligës./Lajmi.net/