Ronaldo i përgjigjet ‘brutalisht’ bashkëkombësit që e fton t’i bashkohet Messit në Francë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka pasur një përgjigje brutale të bashkëkombësi Jose Fonte, që e ka pyetur t'i bashkohet Lionel Messit në Ligue 1.

Sport

10/08/2021 22:10

Argjentinasi do nënshkruajë me PSG-në kontratë dyvjeçare me opsion për të tretin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ne nuk do shohim Ronaldon dhe Messin në Ligue 1, kështu se paku ka treguar Fonte.

Mbrojtësi portugez ka zbuluar se ka pasur një përgjigje brutale nga Ronaldo kur e ka pyetur për kalimin në Francë.

“Ndihem mirë sepse është e pabesueshme të dëgjojë se lojtarë si Lionel Messi është në ligën tonë franceze”.

“Është emocionuese. Do jetë më e vështirë për ne, por jemi gati për sfidë. I kam shkruar Cristianos që të vijë te Lille çdo ditë. Përgjigja e tij ishte “Ha ha ha”.

Kjo ndoshta është e mjaftueshme për të kuptuar se Ronlado mesa duket nuk është i interesuar për të provuar sfidën në Ligue 1./Lajmi.net/